Vinin baste sportive me celularë, arrestohet 22-vjeçari - procedohen 4 në Fier

Shqipëria

Vinin baste sportive me celularë, arrestohet 22-vjeçari - procedohen 4 në Fier

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Fier

Një person është vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht në Fier pasi vinin baste sportive, me celularë, në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo” të Fierit.

si rezultat i operacionit të koduar Sundimi i ligjit u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 22 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. C., 46 vjeç, A. Xh., 44 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç, dhe për një 16-vjeçar.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo” (njëri prej tyre në pronësi të 46-vjeçarit), teksa vinin baste sportive, me celularët e tyre që u sekuestruan si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat