“Njoh Skëndërbeun, dua pasaportën e Shqipërisë”- kolumbiani i martuar me shqiptare

Shqipëria

“Njoh Skëndërbeun, dua pasaportën e Shqipërisë”- kolumbiani i martuar me shqiptare

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:45
Huan Manuel me gruan e tij

Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri, dëshiron të marrë pasaportën shqiptare.

Ai është i martuar me Marselën në fshatin Goskovë të Korçës dhe bashkë kanë një fëmijë, për të cilin thotë se Skëndërbeun e ka hero.

Huan Manueli i tregon me krenari Flori Gjinit unazën me shqiponjë, dhe byzylykun kuqezi.

“Për momentin pasaportën nuk e kam akoma. Po pres pasaportën sepse është e nevojshme. Kam pasur vizë për rezidentë, vetëm për Shqipërinë, jo për të udhëtuar jashtë. Shqipëria s’ka viza për andej. Më duhet të ndryshojë kartën dhe pasaportën kolumbiane. E njoh Skëndërbeun. Edhe djali  im është fanatik i Skëndërbeut. Thotë se është hero. I pëlqen stutaja e Skëndërbeut. Dhe unazën e kam me simbol të Shqipërisë dhe byrzyliku me Shqipërinë. Shqip di mirëmëngjes, dhe po mësoj pak të komunikoj”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat