Basha flet para të rinjve demokratë për inteligjencën artificiale: Projekti për ta zbrazur vendin nga rinia do të ndalet

Shqipëria

Basha flet para të rinjve demokratë për inteligjencën artificiale: Projekti për ta zbrazur vendin nga rinia do të ndalet

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 19:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takimin me temë Rinia & IA ( inteligjenca artificiale)”, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Duke u ndalur tek situata politike, Basha tha se vendi gjendet në një udhëkryq mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng.

“Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare”, tha ndër të tjera Basha. “Faleminderit për këtë pjesëmarrje në këtë ngjarje të veçantë që ka brenda dhe nervin politk. Secili prej jush vjen këtu se ose është ose do të angazhohet politikisht me PD. Jemi këtu në një moment të veçantë, në një udhëkryq të jashtëzakonshëm, ku gjithçka që njohim, shijojmë, provojmë, bëhet gati të ndryshojë dhe kjo falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Po vjen me premtime të jashtëzakonshme, por dhe me kërcënime. Kërcënime për fake neës, për të shtrembëruar realitetin. Në këtë udhëkryq të jashtëzakonshëm do të ndryshoje potencialin e të gjithëve.

Udhëkryqi është tension mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng, një ekuacion që nuk i prish më shumë sesa rinia. Një Shqipëri pa rini, me rinoi kokëulur, të demotivuar që i ka sytë nga largimi, është një rini që nuk e kërcënon pushtetitin e tij dhe vendi ka arritur në një pikë kritike.

Sonte nga kjo sallë i japim një mesazh rinisë kudo ndodhen, se kanë në dispozicionin e tyre një platformë për të çuar përpara betejën e rinisë dhe kjo është platforma e PD-së. Ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti, këtë platformë. Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare”, tha Basha.

Duke u ndalur tek arsimi, Basha tha se programi i Partisë Demokratike parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. “Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindarkë që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë. E para, projekti për ta zbrazur Shqipërinë nga rinia do të ndalet. E dyta, rini bëhuni gati. Të rinjtë meritojnë një qeveri në krah për ta çuar vendin në shoqëritë më të zhvilluara. Nuk ka gjë më të mirë se kur fatet e vendit merren në duar nga të rinjtë dhe kjo do të bëhet realitet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat