“Bëhuni gati”, Basha mesazh të rinjve: Alternativa jonë do ta fuqizojë Shqipërinë

Shqipëria

“Bëhuni gati”, Basha mesazh të rinjve: Alternativa jonë do ta fuqizojë Shqipërinë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:22
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh të rinjve, ndërsa i fton ata që të bëhen pjesë e aksionit të opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook Basha thekson se alternativa e PD do të fuqizojë dhe frymëzojë Shqipërinë.

Sipas Bashës, ‘ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit dhe të mundësive të pafundme’.

“Alternativa jonë do ta fuqizojë, frymëzojë dhe do ta katapultojë Shqipërinë  drejt një të ardhmeje të paparë ndonjëherë. Sepse transformimi teknologjik marramendës që po vjen, na i jep të gjitha këto mundësi.

Prandaj të gjithë të rinjve shqiptarë ju bëj thirrje nga kjo sallë “Bëhuni gati”: Ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit dhe të mundësive të pafundme”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat