Izoloi në banesë dhe monitoronte gruan me kamera, vëllai i 34-vjeçarit habit me deklaratën e tij

Shqipëria

Izoloi në banesë dhe monitoronte gruan me kamera, vëllai i 34-vjeçarit habit me deklaratën e tij

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 13:12
Asqeri Mandri

Një rast i dytë i izolimit të gruas në banesë dhe monitorimi i saj përmes kamerave, ndodh brenda pak kohësh në Tiranë. 

34-vjeçari Asqeri Mandri, i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.

Gazetari Besmir Pula, tregon se i arrestuari, sipas policisë dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë dhe dhomën e fëmijëve.

Sipas bisedës me të vëllaun e të arrestuarit, ai shprehet se i vëllai e ka marrë vendimin për shkak që sipas tij, bashkëshortja e tradhtonte.

"Sipas raportimeve të deritanishme të policisë, i dyshuari ushtronte edhe dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Ai kishte instaluar kamera në të gjitha dhomat. Policia gjeti kamera edhe në dhomën e katër fëmijëve të çiftit si dhe jashtë shtëpisë.

Burimet më bëjnë të ditur se ai kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigrimi ku punonte. Nga një komunikim që kam pasur me të vëllain e të dyshuarit, ai më tha se këtë veprim i vëllai e bënte ngaqë gruaja e tradhtonte.

Ky është një rast i përsëritur që po kthehet në fenomen mjaft shqetësues.", raporton gazetari Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat