I hodhi miell gardistëve, Noka: Maxhoranca nisi padrejtësinë, s’jemi fasadë!

Shqipëria

I hodhi miell gardistëve, Noka: Maxhoranca nisi padrejtësinë, s’jemi fasadë!

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PD-së Flamur Noka pasi i hodhi miell gardistëve, theksoi se ishte maxhoranca ajo që i hapi rrugë padrejtësisë.

Ai tha se opozita nuk është fasadë e Ramës.

“Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar.

Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne?

Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat