Mosshitja e grurit dhe çmimi i qumështit, fermerët e Devollit në protestë me traktor

Shqipëria

Mosshitja e grurit dhe çmimi i qumështit, fermerët e Devollit në protestë me traktor

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:39
Fermerët e Devollit

Mosshitja e grurit si dhe ulja e çmimit të qumështit nga grumbulluesit i ka detyruar fermerët e bashkisë së Devollit të protestojnë ditën e sotme në hyrjen e qytetit të Bilishtit.

Sipas tyre, dy janë arsyet e mosshitjes së grurit dhe çmimit të ulët të qumështit, pasi në të dy rastet vijnë sasi të mëdha nga importi.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se Ministria e Bujqësisë dhe qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas, madje shkojnë e me tej kur thonë se protestën e tyre do e zhvendosin në kryeqytet.

Nëse një vit më parë një kilogram grurë shitej deri 55 lekë, këtë vit askush nuk është i interesuar për grurin e juglindjes së vendit.

Vetëm pak muaj më parë një litër qumësht është grumbulluar me 75 lek/ litër, tani grumbullohet me vetëm 50 lekë/ litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat