Belsh/ Makina del nga rruga dhe përfundon në arë, nëna me dy fëmijët shpëtohen përpara se të shpërthejë në flakë

Shqipëria

Belsh/ Makina del nga rruga dhe përfundon në arë, nëna me dy fëmijët shpëtohen përpara se të shpërthejë në flakë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 21:14
Ilustrim

Një aksident është shënuar pasditen e së dielës në dalje të Belshit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, ku më pas ka marrë flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit.

Policia njofton se e dëmtuar lehtë ka mbetur vajza 8 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat