Protesta e 20 shkurtit, Gazment Bardhi publikon sloganin! Rithemelimi: 20 arsyet pse duhet protestuar

Shqipëria

Protesta e 20 shkurtit, Gazment Bardhi publikon sloganin! Rithemelimi: 20 arsyet pse duhet protestuar

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Opozita do të mbajë protestë më 20 shkurt, ora 17:30.

Nën sloganin “O sot, o kurrë”, të publikuar nga deputeti Gazment Bardhi, Rithemelimi u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen për të protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“I dashur qytetar, më 20 shkurt dili për zot vetes, familjes dhe Shqipërisë”- është ky apeli i Rithemelimit për protestë, ndërsa japin 20 arsye pse duhet protestuar.

Le të bashkohemi kundër:

VJEDHJES SË SHEKULLIT me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë paguar 130 milion euro dhe djegësi nuk ekziston. Këto para janë vjedhur dhe vjedhja vazhdon akoma sot!

VJEDHJES SË DYTË TË SHEKULLIT me Sterilizimin: Janë vjedhur 79 milionë euro. Kostot u rritën 80 herë. Janë mijëra jetë të humbura sepse nuk u operuan prej kostos së lartë të operacioneve.

VJEDHJA E PORTIT TË DURRËSIT: Toka publike prej 4 miliardë euro e portit të Durrësit merret falas nga Edi Rama dhe arabi i tij për të ndërtuar Dubain, parajsën e tyre.

I VJEDHJES ME PUNËT PUBLIKE: Kostot e rrugëve dhe shkollave, 10 herë më të larta se në Bashkimin Europian.

I VJEDHJES ME PPP-të: Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar 633 milionë euro abuzime.

VJEDHJET PËR LUKS: Edi Rama në 18 muaj ka bërë 140 udhëtime me avionin e tij dhe ka shpenzuar 21 Milionë Euro nga taksat e qytetarëve. Do llahtariset çdo njeri kur të mesojë se çfarë transportohej në keto udhëtime me avionin e tij.

SKANDALIT TË SHEKULLIT RAMA-MCGONIGAL: Edi Rama ka korruptuar një ndër funksionarët më të lartë të partnerit tonë kryesor strategjik, SHBA. McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare!

DREJTËSIA E KORRUPTUAR: Emri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk përmenden asnjë herë në dosjen e inceneratorëve!

KRYEMINISTRI I KORRUPTUAR: Për të parën herë, zv.kryeministri denoncon publikisht kryeministrin se e ka kërcënuar me jetë!

PËRGJIMET SKY ECC: Rama dhe ministrat e tij janë kapur në përgjimet e telefonave të enkriptuar, në mijëra ore biseda me bosë të krimit në Shqipëri dhe në botë.

SHKATERRIMI I DREJTËSISË: Arrestohet lideri i opozitës së Shqipërisë dhe i mohohet fjala e lirë. Pa asnjë provë, pa asnjë akuzë. Vetëm duke qenë në hetim!

SHKATËRRIMI I PARLAMENTIT: Deputetëve opozitarë u janë ndaluar të drejtat kushtetuese. Komisionet hetimore, propozimi i ligjeve, zgjedhja e kryetarit, ndër të tjera.

SHKATËRRIMI I PLURALIZMIT: Kryetarit të opozitës i ndalohet emri në fletën e votimit. Vula e partisë më të madhe opozitare mbahet peng nga gjykatat. Raporti i OSBE ODIHR përmbys zgjedhjet e Majit 2023.

SHKATËRRIMI I ARSIMIT: PISA raportoi se në arsim, Shqipëria ka rënien më të madhe në botë.

PAGAT MË TË ULËTA NË RAJON: Për 10 vite pagat e shqiptarëve ishin ngrirë.

ÇMIMET MË TË LARTA NË EUROPË: Sipas Eurostat, shqiptarët kanë çmimet më të larta në Europë!

STUDENTËT E HARRUAR: Studentët paguajnë qiratë më të larta në Europë. Çmimin më të lartë për arsim. Dhe kanë kushtet më të këqija të jetesës.

FERMERËT E HARRUAR: Fermerët shqiptarë po falimentojnë. 31 milionë euro për subvencione do të thotë falimentim i fermerëve dhe dëbimi i tyre nga Shqipëria!

PENSIONISTËT E HARRUAR: Pensionet nuk dalin as për të paguar barnat! Qeveria ka bllokuar ligjin e propozuar nga opozita për minimunim jetik, e cila zgjidh këtë problem.

SHQIPËRIA PO SHPOPULLOHET: Rezultatet e censusit mbahen të fshehura sepse e vërteta është katastrofike; rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri. Nuk është Korea e Veriut. Nuk është Rusia. Nuk është Bjellorusia. Është Shqipëria e Edi Ramës.

Për organizimin e protestës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nisin takimet në bazë ditën e nesërme nga Malësia e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat