“Meta, pjesë e errët e politikës”/ Avokati: Bashkë me Berishën duan destabilizimin e Shqipërisë

Shqipëria

“Meta, pjesë e errët e politikës”/ Avokati: Bashkë me Berishën duan destabilizimin e Shqipërisë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 00:09
Romeo Kara

Avokati Romeo Kara, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë lidhur me bashkimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit.

Sipas tij Meta është pjesë e errët e politikës dhe se bashkë me Berishën e kanë zhvatur Shqipërinë.

“Meta ka përdorur një metaforë që edhe vetë nuk e ka besuar. Nëse ka një faqe të zezë për të zhvatur Shqipërinë është bërë nga këta. Meta është pjesë e errët e politikës. Është në këtë politikë së bashku me Berishën dhe me Bashën. Meta e di që çdo person që do t’i bashkohet Berishës që ka marrë non grata përfundimtare nga ata që janë garant të Shqipërisë, kanë vënë vulën.

Unë besoj që është Meta shumë shpejt do t’i bashkohet fatit të tij. Ata nuk nisen me parime por nisen nga pazari dhe duan një Shqipëri të destabilizuar për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat