Plas debati në studio, Preç Zogaj përplaset ashpër me Neritan Sejaminin për qeverinë amerikane: Nuk thanë një fjalë për lidhjet kriminale të Vuçiç

Shqipëria

Plas debati në studio, Preç Zogaj përplaset ashpër me Neritan Sejaminin për qeverinë amerikane: Nuk thanë një fjalë për lidhjet kriminale të Vuçiç

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:50
Preç Zogaj dhe

Analistët Preç Zogaj dhe Neritan Sejamini u përplasën në studion e emisionit “ Të Paekspozuarit” për qëndrimin e qeverisë amerikane ndaj qeverive sa i përket respektimit të shtetit ligjor, vlerave demokratike.

Ndërsa, Zogaj u shpreh në mbrojtje të plotë të administratës Biden, Sejamini tha se nuk duhet ngatërruar qeveria me popullin amerikan dhe se administrata aktuale ka mbajtur qëndrime të buta ndaj presidentit të Serbisë, pas sulmit terrorist në Kosovë, pak muaj më parë.

Neritan Sejamini: Andi po mundohet të bëjë një dallim që është thelbësor. Tjetër gjë Amerika dhe tjetër një administratë 4-vjeçare.

Preç Zogaj: Vlerat, drejtësia.

Neritan Sejamini: Por nuk është drejtësia Biden se treçereku i amerikanëve është kundër Biden, bile thonë që duhet të ikë, se ka rrjedhur.

Preç Zogaj: Se është demokraci, prandaj.

Neritan Sejamini: Ky fetishizimi se Amerika është çdo frymor amerikan, se po pate pasaportë amerikane je perëndia. Ky është fetishizim.

Preç Zogaj: Atë e thua ti. Kjo është një mënyrë spekulative. Do ke i ikë debatit. E thua ti. Hajde bëjmë diskutim për këtë që thashë unë.

Neritan Sejamini: Ti je kundër Amerikës, kur ajo mbështet një kriminel?

Preç Zogaj: Jo, jo nuk jam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat