Tentuan të korruptojnë policët rrugorë, në pranga 5 shoferët në Tiranë

Shqipëria

Tentuan të korruptojnë policët rrugorë, në pranga 5 shoferët në Tiranë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar në shkelje 5 drejtues mjetesh, të cilët me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore.

Konkretisht bëhet fjalë për  B. K., L. Z., P. I., K. G. dhe E. Sh.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112“, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat