Tabaku: Opozita, propozimet bashkë/ Deputetja demokrate, nuk do të jetë në protestë

Shqipëria

Tabaku: Opozita, propozimet bashkë/ Deputetja demokrate, nuk do të jetë në protestë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:10
Jorida Tabaku

Një ditë para protestës së federatës së re opozitare, deputetja demokrate Jorida Tabaku, e papozicionuar me asnjë prej grupeve të PD-së, as me Lulzim Bashën, thote se do të ndjekë një rrugë tjeter në opozitë.

“Unë jam për ndjekjen e institucioneve, jam për ta bërë luftën dhe betejën parlamentare në instiucione, PD duhet patjetër që t’i bëj këto propozime”

E ka fjalën ndër të tjera për amnistinë penale, që pritet të miratohen të enjten, për të cilën ka bërë propozime PD por edhe deputetë të tjerë të opozitës.

“Mendimi im personal eshte qe pd duhet te bej propozime konkrete per amnistin. Te gjithe propozimet pak rendesi ka kush cfare ben ne pd, te gjitha propozimet duhet vene ne nje vend dhe te jene propozime të opozitës”

A do të jepte një votë pro amnistisë Tabaku?

“Referuar të shkuarës besoj se do të ishte një votë mbështetje nëse do të ishim në gjendje normale, ne për sa i perket amnistisë”

Edhe këtë hënë, Tabaku nuk shkoi në Komisionin e Integirmit që ajo drejton. Por përmes kësaj daljeje, ajo vijoi kundështiminë dhe kritikën për ndryshimet e bëra nga deputetët e PS, në ligjin e “Zonave të Mbrojtura”, që sipas opozitës u hapin rrugë ndërtimeve brenda tyre.

“Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat