Plani për protestën/ Noka tregon skenarët. A do bashkohet Berisha me qytetarët?

Shqipëria

Plani për protestën/ Noka tregon skenarët. A do bashkohet Berisha me qytetarët?

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Më 20 shkurt opozita e drejtuar nga Berisha dhe Bardhi do të dalë sërish në shesh në një protestë të thirrur dhe organizuar prej disa javësh.

Duke nisur prej orës 17:30 e për afro 2 orë me radhë opozitarët do të kërkojnë që të tregojnë forcën në një protestë që është e para që pas shkrirjes me grupimin e drejtuar nga Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka tregoi disa nga detajet e organizimit të kësaj proteste në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Por edhe pse jo fizikisht Sali Berisha do marrë pjesë në protestë, dhe sipas Nokës procesi ndaj kreut të Rithemelimit është një motiv shtesë për të marrë pjesë në tubim.

Burime bëjnë me dije se Berisha pritet t’i drejtohet protestuesve me një fjalë, por ende nuk është vendosur metoda teknologjike që do të përdoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat