“Të zbulojmë agjentët e KGB dhe UDB”, Basha premton hapjen e dosjeve: Shqipëria ka nevojë për lustracionin

Shqipëria

“Të zbulojmë agjentët e KGB dhe UDB”, Basha premton hapjen e dosjeve: Shqipëria ka nevojë për lustracionin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:12
Lulzim Basha

Në 33-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, Lulzim Basha ka zgjedhur të theksojë rëndësinë e procesit të lustracionit në shoqërinë shqiptare. Sipas Bashës dosjet e ish-sigurimit të shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të Shqipërisë sonë.

Ndaj PD ka dërguar në parlament prej kohësh një propozim I cili synin lustracionin, pra hapjen e plotë të dosjeve edhe si një shërbim ndaj shoqërisë, por edhe si eliminim ndaj atyre që akoma kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosjet e sigurimit të shtetit për të ushtruar presion mbi faktorë të rëndësishëm të shoqërisë”, tha Basha.

Por Basha sot premtoi edhe hapje dosjesh për ata që sipas tij kanë qenë agjentë të ish-Jugosllavisë apo ish-Bashkimit Sovjetik.

“Ndaj këtë 20 shkurt dhe këtë 33 vjetor të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, thirrja ime në emër të Partisë Demokratike, shumë shpejt edhe kërkesa jonë zyrtare do të jetë ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe I agjenturës sovjetike në Shqipëri”, u shpreh kryedemokrati.

PD e drejtuar nga Lulzim Basha në këto dy vite ka propozuar disa nisma ligjore që lidhen me të kaluar komuniste. Propozimi i tyre për hapjen e plotë të dosjeve u votua nga mazhoranca socialiste rreth dy vite më parë. Nismat që nuk janë miratuar janë ato që lidhen me dekomunistizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat