Befason kirurgu: I kam hequr të plotë stomakun disa pacientëve, ja arsyeja

Shqipëria

Befason kirurgu: I kam hequr të plotë stomakun disa pacientëve, ja arsyeja

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Fabjan Mustafaj

Kirurgu Fabjan Mustafaj është shprehur se te disa pacientë me sëmundje të ndryshme, ka bërë edhe heqjen e plotë të stomakut.

Komentet Mustafaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se këtë lloj ndërhyrje e ka bërë kryesisht te moshat e mëdha, rreth 80-vjeçare, të cilët sipas tij, kanë pasur sëmundje malinje.

Ai zbuloi gjithashtu moshat dhe disa nga kriteret që duhet të përmbushin personat që dëshirojnë të kryejnë operacion për zvogëlimin e stomakut, me qëllim humbjen e peshës.

“Mosha e vjetër është një faktor rrisku shumë i madh, që nuk para i bëjmë. Ne bëjmë edhe operacione të stomakut, heqje të plotë të stomakut për sëmunjdet malinje te pacientët 80-vjeçar.

Pra nga ana kirurgjikale, pavarësisht rrisqeve, ky është operacion më i thjeshtë se heqja e plotë të stomakut. Sigurisht që nuk vjen një 80-vjeçar për të bërë këtë lloj operacioni. Fillohet që në moshën 30-vjeç, mosha 25-30-vjeç. Të mos harrojmë obezitetin te adoleshentët. Te adoleshentët duhet ndërhyrë nëse plotësojnë kritere strikte mjekësore.

Zakonisht mosha 24-25 vjeç e sipër bëhen operacionet për zvogëlimin e stomakut. Një ndër faktorët më të rëndësishëm për ta bërë këtë lloj kirurgjie, është të ketë edhe një sëmundje bashkëshoqëruese. Moshat e reja në përgjithësi nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat