Asambleja e PS/ Proces organizativ i brendshëm për “rizgjimin” e partisë

Shqipëria

Asambleja e PS/ Proces organizativ i brendshëm për “rizgjimin” e partisë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:47
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhjë pasditen e së mërkurës, në orën 17:30, asamblenë e partisë. Gazetarja Esiona Konomi raporton se mbledhja do të zhvillohet online me 200 anëtarët e partisë. Sipas gazetares, në selinë e partisë të pranishëm do të jetë vetëm Rama me 12 drejtuesit e qarqeve.

Gazetarja thotë se në fokus të diskutimeve do të jetë procesi organizativ i brendshëm i partisë.

“Asambleja e PS zhvillohet sot në një format jo të zakontë sepse zoti Rama së bashku me 12 drejtuesit politikë të qarqeve do të jenë në selinë e partisë ndërkohë që rreth 200 anëtarë të tjerë do të bashkohen në bashkëbisedim përmes platformës online zoom. Një format i ri për të mos sjellë në Tiranë të gjithë anëtarët e asamblesë. Disa ditë më përpara është zhvilluar një mbledhje fizike e anëtarëve, një mbledhje e ngjashme në 16 mars në Durrës. Pak dihet nga planifikimi i sotëm, megjithatë, parashikohet një mbledhje rreth dy orë e gjysmë.

Do të raportohen sërish në nivel qarku punët e partisë dhe qëllimi kryesor i mbajtur sot lidhet me atë që që është quajtur “rizgjimi” i PS-së, një proces organizativ i brendshëm ku PS deri në qershor kur të festojë ditëlindjen e 33-të do të mund të rifreskojë të gjitha forumet e saj, nga ato bazë deri në nivel kryesor. Do të shkojë pastaj në fushatë elektorale me një strukturë të qartë dhe të rimotivuar, ku do të largohen ata individë që nuk kanë performuar siç duhet dhe do t’u besohen pozicionet drejtuese atyre që kanë më shumë angazhim në punët e partisë.”, raportoi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat