Rama firmos ndryshimin në qeveri, ja kush largohet

Shqipëria

Rama firmos ndryshimin në qeveri, ja kush largohet

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:08
Edi Rama

Rama ka bërë ndryshime në qeveri.

Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama ka miratuar vendimin e qeverisë për largimin nga detyra të zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet në vendimin e firmosur nga kryeministri Rama.

Tole mori detyrën e zv.ministres në këtë dikaster më 3 nëntor 2021, duke zëvendësuar në detyrë Oltion Rrumbullakun, i cili e ruante këtë detyrë që nga 11 dhjetori 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat