Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Behar Sofisë, stafi i lokalit ku pinte kafen viktima: Autorët e vëzhguan për 6 muaj

Shqipëria

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Behar Sofisë, stafi i lokalit ku pinte kafen viktima: Autorët e vëzhguan për 6 muaj

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 13:10
Behar Sofia

Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "bajlozi" i akuzuar nga Spak si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

3 dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekunetonte shpesh duke qene se kishte benesën aty.

Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregëtare, mbrapa Piramidës.

Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj po ashtu ai kishte banesën aty.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshmin e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. 

Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.

Sipas Spak ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj.

Thënjet e dëshmitarëve mbeshteten edhe nga pamjet filmike të lokalit.

Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmoj Marsel Pirra i cili nuk është gjetu ende dhe bashkpuntori i drejtësisë Ernejt Shyti. 

Të pandehurit e tjerë në këtë cështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat