Tritoli në banesën e Ilir Kociljas, reagon edhe Policia e Durrësit

Shqipëria

Tritoli në banesën e Ilir Kociljas, reagon edhe Policia e Durrësit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 20:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit bregdetar.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në banesën e Ilir Koçiljan, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës. 

46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja mesditen e së mërkurës, 14 shkurt 2024 në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës ‘Jusuf Puka’, ku pas një konflikti të çastit me 35-vjeçarin, Ilir Koçilja, ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Kokën në pjesën e zemrës.

Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa policia vuri në pranga autorin disa orë më vonë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat