Vrasja e Pëllumb Metës/ E ëma e Blerinës rrëfen takimin me të bijën: Atë natë më erdhi në shtëpi, më tha më përcolli…

Shqipëria

Vrasja e Pëllumb Metës/ E ëma e Blerinës rrëfen takimin me të bijën: Atë natë më erdhi në shtëpi, më tha më përcolli…

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka udhëtuar në fshatin Gjorm të Laçit ku jetojnë familjarët e Blerina Metës, nënës së 3 fëmijëve që ndodhen pas hekurave për vrasjen e babait të tyre.

Mbrapa derës së zezë të banesës ngjarja nuk është aq monstruoze sa është perceptuar në publik. Shqetësimi i vetëm i tyre është që fëmijët vrasës të mos bëjnë asnjë ditë burg.

“Shpresoj inshallah do Zoti të mos bëjnë burg”- tha Sanije Tuga gjyshja nga nëna e autorëve.

Edhe nëse kanë vrarë babanë e tyre?

Tuga: Nëse e kanë vrarë atë e di gjyqi e gjykata. Sot për sot është për të qarë për fëmijët. Goca ime s’ka pse e shet vendin aty (Shën Vlash). Kurse kalamajtë janë të mëdhenj e mund të rrinë në shtëpinë e vet.

Sanije Tuga hedh poshtë versionin se krimi mund të jetë nxitur nga e bija. Sipas saj, Pëllumbi ishte i grindur me të shoqen por krimi mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që ai mund të ketë pasur me fëmijët e tij.

“Asnjë send s’ka thënë më rrahu a më torturoi. Ata veç nëse kanë pas babë e fëmijë diçka se si”- u shpreh Sanije Tuga, më herët e dënuar me 7 vite burg për vrasjen e vjehrrës.

Pas arrestimit të fëmijëve mbrëmjen e 22 shkurtit, Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumbit ka shkuar në shtëpinë e prindërve por nuk u ka rrëfyer asgjë për krimin.

“Kur ka ardhur goca atë natë, më tha ka ardhur vetëm na tha më përcolli Pëllumbi. Gjumë nuk kishte por ishte e këputur. E pyetëm për fëmijët dhe Pëllumbin tha “mire, mirë”. E dinim që ishte i prapë, por nuk e dinim se do të ndodhte kështu sepse ata asnjëherë se kanë akuzuar Pëllumbin”- u shpreh gjyshja nga nëna e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat