Samiti i Ukrainës, mesazhi i Ramës dhe Begajt: Tirana kryeqytet i bisedimeve!

Shqipëria

Samiti i Ukrainës, mesazhi i Ramës dhe Begajt: Tirana kryeqytet i bisedimeve!

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Presidenti Bajram Begaj, përcoli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”- shkruan Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan: Tirana kryeqytet i bisedimeve!

Për takimin ne sotëm ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat