Zelensky: Mirënjohje popullit shqiptar për mbështetjen e sinqertë

Shqipëria

Zelensky: Mirënjohje popullit shqiptar për mbështetjen e sinqertë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, theksoi se “së pari dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjithë që keni bërë, pra mbështetjen tuaj personale dhe atë të Shqipërisë për Ukrainën, si ushtarake ashtu edhe atë humanitare dhe atë politike”.

Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se çdo komb ka nevojë të respektohet dhe ka nevojë për sigurinë.

Zelensky: Edhe sot ne e kemi parë mbështetjen e Shqipërisë

“Edhe sot ne e kemi parë mbështetjen e Shqipërisë nga ju dhe nga partnerët e tjerë dhe faktin që ju keni kuptuar siç duhet që çdo komb ka nevojë të respektohet dhe ka nevojë për sigurinë e vet dhe gjithashtu që këto janë ato parime të cilët në fakt përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve për sa i përket këshillave të tij për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Evropian lidhur që mos të përhapet lufta e Ukrainës në vendet tjera të globit. Ai tha sot nuk duhet të bëhen ‘pauza, por të forcojmë Ukrainën, sepse Rusia nuk do të ndalet’.

Zelensky: Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shteteve të Ballkanit

“Unë mendoj se ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur, ndoshta nuk është aq e thjeshtë për të gjithë ata që janë ulur rreth një tryeze dhe ne kuptojmë se çfarë është një gjë e tillë, por mund të jetë e vështirë edhe për shoqëritë e këtyre udhëheqësve. Ne nuk i kushtojmë vëmendje provokimeve, provokimet vetëm përçajnë. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin dhe mendoj se shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku sot. Mendoj se Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilizoj situatën, në fakt nuk e ka gëlltitur situatën me Ukrainën. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën sepse Rusia nuk do të ndalet. Rusia del në përfundime për gabime që ka bërë në territorin e Ukrainës, në çoftë se do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe me mundësinë që të mbijetoj në këtë agresion kundër nesh do të përdor taktika të tjera”, tha ai.

Ai tutje ka thënë se “ne duhet të ndërtojmë fabrikën e armëve dhe Ukraina duhet të vazhdojë sferën e bashkëprodhimit dhe mbrojtjes”.

Zelensky: Të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos ketë vonesa në furnizimin me armë

“Së bashku duhet t'i privojmë Rusisë mundësinë..., ne duhet të ndërtojmë fabrikën e armëve dhe Ukraina duhet të vazhdojë sferën e bashkëprodhimit dhe mbrojtjes, dhe unë u jam mirënjohës kolegëve që punojnë së bashku në rritjen ekonomike. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos ketë vonesa në furnizimin me armë. I gjithë ai hezitim frymëzon vetëm një njeri, Putinin, dhe sa më shumë ai të shohë deficitin tonë, deficitin në pajisje dhe armatime, aq më shumë do të mendojë se mund të çojë deri në fund Evropën dhe Perëndimin. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme për çdo komb të lirë, dhe rezultati i këtij samiti është të kemi marrëveshje konkrete në veçanti për forcimin e Ukrainës dhe artilerisë sonë”, tha ai.

Ai foli edhe për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për çka tha se “e kam pasur një takim shumë të mirë me presidentin Macron dhe ishte një takim me shumë nisma, koalicioni për artilerinë me SHBA por edhe me partnerë të tjerë. Ne duhet që të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë për Ukrainën do të thotë që të kemi vendime konkrete’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat