Tatimi i profesioneve të lira/ Opozita padi në “Kushtetuese”, Xhixho publikon emrat e deputetëve që firmosën

Shqipëria

Tatimi i profesioneve të lira/ Opozita padi në “Kushtetuese”, Xhixho publikon emrat e deputetëve që firmosën

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:15
Erisa Xhixho

Deputetët opozitarë kanë firmosur për të ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar kësaj të fundit shfuqizimin për tatimin e profesioneve të lira.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar  firmat e deputetëve  dhe thekson se ky ligj rëndon mbi bizneset e ndershme dhe mbi shtresën e mesme.

Reagimi i plotë:

Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese “Ligji për Profesionistët e lirë ”

Prej 1 janarit, qeveria u ka ngarkuar një barrë të re mijëra profesionistëve në të gjithë vendin. Ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.

📌Taksa 23% për profesionistët e lirë është taksë mbi dijen.

📌Ligji i ri do rëndojë biznesin të ndershëm dhe shtresën e mesme.

📌Taksimi me 23% do t’i detyrojë shumë prej tyre të rrisin çmimet e shërbimeve, duke e zhvendosur barrën te konsumatori final, pra qytetari i thjeshtë.

📌Rreth 3 miliardë lekë shtesë synon të arkëtojë qeveria përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.

Ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë çdo tentative për zhvatje që maskohet si ligj.

Ndaj presim që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këtë ligji, duke vënë të parin interesin e qytetarit shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat