Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH: Do ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon…

Shqipëria

Bujar Spahiu rizgjidhet sërish në krye të KMSH: Do ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon…

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Bujar Spahiu zgjidhet sërish kryetar i KMSH, merr 82 vota nga 92 anëtarë të kryesisë që kanë votuar.

“Kam qenë dhe do jem i hapur që besimtarët të shprehin lirisht mendimin e tyre. Ju garantoj se cili prej jush do gjejë një atmosferë të të menduarit i lirë, shkëmbimit të ideve, deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët. Do të ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes besimtarëve. KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë. Do vijojmë të japim kontributin që na takon. Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe do bëjmë çmos që kjo qelizë të jetë e shëndetshme. Besimtarët dhe gjithë shqiptarët le të kthejnë sytë nga zoti të na udhëzojë në rrugën e drejtë”-ishte fjalimi i Bujar Spahiut pasi u rizgjodh si kreu i KMSH-së.

Kandidatë ishin kryetari aktual Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

Ndërkohë ditën e djeshme është zëvëndësuar myftiu i Tiranës, Laurent Luli dhe Bilal Teqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat