Sarandë/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 38-vjeçari

Shqipëria

Sarandë/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 38-vjeçari

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Autori me iniciale A. D., banues në Ksamil, gjatë shoqërimit në komisariat ka kundërshtuar edhe punonjësit e Policisë së Sarandës.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 40-vjeçar me iniciale I. L., banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit dhe drejtuesin e këtij automjeti.

Uniformat blu kanë arrestuar një tjetër person, shtetasi L. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dhomën e një hoteli në qytetin bregdetar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat