Princ Leka me diploma të falsifikuara? Ja çfarë thotë studiuesi i njohur

Shqipëria

Princ Leka me diploma të falsifikuara? Ja çfarë thotë studiuesi i njohur

Më: 7 mars 2024 Në ora: 10:23
Princ Leka

Studiuesi Taulant Muka është shprehur se Policia duhet të vërtetojë nëse diplomat e Princ Lekës janë të falsifikuara.

Komentet Muka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha ka shumë zyrtarë dhe intelektualë në Shqipëri, që paraqiten si të tillë, duke falsifikuar diplomat e tyre.

Ai tha gjithashtu se përsa i përket pjesës personale mes çiftit, ajo duhet të mbetet brenda familjes.

“Leka ka mbajtur pozicionin si këshilltar i Bashës kur ka qenë ministër i Jashtëm për 3 vite, ka qenë këshilltar i Veliajt dhe këshilltar i Presidentit. Pra ka mbajtur pozicione të rëndësishme shtetërore, për të cilat nevojitet një edukim i nevojshëm.

Pra në videon që unë pashë, ky ishte shqetësimi publik që unë kisha, pastaj çdo gjë personale duhet të qëdrojë brenda familjes. Ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme shtetërore, për të cilat nevojitet një shkollim i duhur, por nga ana tjetër edhe një eksperiencë në pozicionet që ka mbajtur.

Kjo më pas ngre atë dyshim sidomos kur vjen nga gruaja e vetë dhe kur përsëritet në mënyrë të vazhdueshme në atë video, mbi elitat shqiptare që përgjithësisht kanë falsifikuar diplomat.

Ajo video tashmë e ka policia dhe në atë material Policia duhet të analizojë gjithë përmbajtjen e vetë. Pavarësisht akuzave që janë bërë si nga Princi dhe ish-gruaja e vetë”, tha Muka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat