Tajani: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët shembull, të bëhet “model” për BE-në!

Shqipëria

Tajani: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët shembull, të bëhet “model” për BE-në!

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:32
Antonio Tajani

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë mund të jetë një model në nivel europian.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke folur për mediat në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Bukuresht, ku lidhur me këtë u shpreh se PPE-ja duket sikur po konfirmon qendrën e saj me një vizion politik të Europës së të nesërmes i cili përfshin “një politikë të jashtme që duhet të na shohë si protagonistë” dhe një BE “të aftë për të gjetur zgjidhje me një instrument ushtarak.

“Ne duhet të bëjmë një sërë zgjedhjesh që të çojnë në arritjen e objektivit plotësisht, brenda afatave kohore të nevojshme. Unë jam gjithashtu pro ndryshimit të traktateve në lidhje me votimin e shumicës” sepse në përgjithësi, kemi nevojë të kemi një politikë të vërtetë industriale europiane, përtej mbrojtjes” tha Tajani. “Shpresoj që Komisioni i ardhshëm të hedh një hap të rëndësishëm në drejtim të cilësisë”, nënvizoi ai. Parlamenti shqiptar e miratoi në fund të shkurtit marrëveshjen për emigrantët nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Në votim, 74 votave të shumicës socialiste, iu bashkuan dhe ato të 3 deputetëve të Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, të cilët vunë në dukje mbështetjen që Italia i ka dhënë ndër vite Shqipërisë.

Marrëveshja parashikon ngritjen dy qendrave, në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, ku do të priten emigrantët që nisen nga brigjet e Afrikës Veriore e që kapen nga anijet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat