“Rama shpreson të diktojë dinamikën brenda opozitës”, Meta: Masat ndaj Berishës dhe Belerit, goditje politike

Shqipëria

“Rama shpreson të diktojë dinamikën brenda opozitës”, Meta: Masat ndaj Berishës dhe Belerit, goditje politike

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:51
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar për gazetarët pas përfundimit të takimit me degën e PL në Fier se vendimet e drejtësisë ndaj Fredi Belerit dhe Sali Berishës janë goditje politike të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama.

Meta u shpreh se kreu i qeverisë synon izolimin e Berishës me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen.

Megjithatë, sipas tij protesta e ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe “përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa”.

Ju e dini se pak ditë më parë u mor një vendim tepër absurd siç ka qenë gjithë procesi ndaj zotit Beleri. Sa i takon Berishës kam thënë më parë që kjo është një goditje politike e urdhëruar nga Edi Rama dhe që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen, por mitingu i 20 shkurtit ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa. Shumë shpejt do të rivendoset rendi kushtetues në vend”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat