Po transportonin 3 kg kanabis me qëllim shitjen e saj në Krujë, arrestohen dy persona

Shqipëria

Po transportonin 3 kg kanabis me qëllim shitjen e saj në Krujë, arrestohen dy persona

Më: 9 mars 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar me automjetin e tyre 3 kg kanabis, me qëllim shitjen e saj.

Të arrestuarit janë A.Sh 39 vjeç dhe A.GJ 30 vjeç të dy nga Tirana. Mbi të dy rëndon vepra penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat