Mot i keq në Vlorë! Era e fortë shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Orikum, Dukat dhe Llogora

Shqipëria

Mot i keq në Vlorë! Era e fortë shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Orikum, Dukat dhe Llogora

Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Kjo e hënë ka regjistruar një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë.

Era është me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e dallgëve është në 7-8 ballë brenda në gji dhe 9-10 ballë jashtë tij dhe lartësi dallge 2.5 metra në gji dhe 3.5 jashtë gjirit.

Era e fortë jug-juglindje ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.

Ndërkohë që era e fortë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, Dukat e Llogora, ku era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat