Marrëveshja në krizë pa nisur? Ibsen Elezi: “Rithemelimi” e ka tradhtuar luftën e vet!

Shqipëria

Marrëveshja në krizë pa nisur? Ibsen Elezi: “Rithemelimi” e ka tradhtuar luftën e vet!

Më: 14 mars 2024 Në ora: 06:18
Foto nga emisioni

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Ibsen Elezi ish kandidat për kryetar të PD, analizoi marrëveshjen e arritur mes Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit” për ngritjen e dy komisioneve hetimore, duke komentuar edhe ‘heshtjen’ e Lulzim Bashës, për këtë çështje. Ai u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë një lidhje funksionale mes tyre.

Ndërsa shtoi se ka gjasa që deputetët e Bashës të mund t’i bashkohen “Rithemelimit”.

“Mosbindja civile në parlament pati në them ngritjen e komisioneve hetimore. Në moment që futesh në përplasje për një të drejtë kushtetuese, dhe ulesh në negociata, nuk është më çështje parimore. Pra këtu del që kundërshtari politik të përcakton se kush do të jenë komisionet, që t’i i ke me të drejtë kushtetuese. Beteja e opozitës është për rregullimin e Kodit Zgjedhor, për ndryshimin e të gjithë sistemit në thelb.

Pra për të larguar të drejtën e kryetarit për të vendosur se cila do të jetë renditja në lista dhe t’ja lëmë popullit. Gjithë aksioni i “Rithemelimit”, ka treguar paqëndrueshmëri dhe kjo bën që të humbasësh besimin tek demokratët. Pas 11 dhjetorit besoj që janë pajtuar me rezultatin dhe një pjesë e tyre të rifuten në parlament, për të rimbajt mandatet politike. Pra nuk është më si synim fitorja në 2025, por thjesht zvarritja e proceseve politike deri afër zgjedhjeve. Ndërsa Lulzim Basha është në një situatë tjetër. Është kërkesa për votën e diasporës, listave të hapura. Në këtë moment nga Basha nuk ka reagim, por nga njerëzit përreth Bashës ka pasur. Basha ka një lidhje funksionale me Sali Berishën. Nëse nuk ekziston Berisha, Lulzim Basha nuk ka çfarë të thotë më. Pra kjo është lidhja funksionale e tyre. Mund të them që Basha është nën trysninë e amerikanëve.

Unë jam pjesë e PD, por unë kam refuzuar të jem pjesë drejtuese e PD. Kam refuzuar të jem figurë drejtuese, për shkak se nuk mund të shkel ato që kam thënë. Unë kam thënë që dua të mbroj një proces. Të jesh një drejtues duhet të kesh shtyllë kryesore, dhe jo të shkelësh fjalët e tua. Arsyeja themelore që unë nuk pranoj është sepse nuk ka një garë ku të garantohet  procesi , transparenca. Ato nuk garantojnë asnjë element demokratik. Akuzon Edi Ramën për deformim dhe e deformojnë vetë shumë më keq. Kjo që ndodh në PD është një sinjal që i jepet njerëzve, u heq demokratëve një armë shumë të rëndësishme , demokracinë e brendshme në parti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat