Skema Kombëtare 2024, mbështetje fermerëve me 30 mijë lekë për hektar për bimët aromatike mjekësore

Shqipëria

Skema Kombëtare 2024, mbështetje fermerëve me 30 mijë lekë për hektar për bimët aromatike mjekësore

Më: 15 mars 2024 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Skema Kombëtare 2024 adreson mbështetje edhe për sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “këtë vit rikthejmë mbështetjen për sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale, sektor i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurtë drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian”.

Sipas saj, do të mbështesim fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

“Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhimi”, u shpreh Denaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat