Aksidenti i trefishtë në Tepelenë, reagon policia: Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur

Shqipëria

Aksidenti i trefishtë në Tepelenë, reagon policia: Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur

Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 mars) në aksin Tepelenë – Memaliaj, në të cilin janë përfshirë tre automjete.

Policia ka dhënë së fundmi detaje, duke njoftuar se numri i viktima është katër, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Viktimat  nuk janë identifikuar ende, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat