Aksidenti tragjik në Tepelenë, reagon ministri Balla: Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim ligjor dhe përgjegjësi ndaj jetës

Shqipëria

Aksidenti tragjik në Tepelenë, reagon ministri Balla: Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim ligjor dhe përgjegjësi ndaj jetës

Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:24
Taulant Balla

Një aksidenti  tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme (17 mars) në aksin Tepelenë – Memaliaj, ku u përfshinë tre automjete dhe humbën jetën 4 persona, e dy të tjerë u lënduan.

Pas ngjarjes së rëndë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shprehet i pikëlluar për humbjen e jetëve, ndërsa shton se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është një detyrim ligjor, e përgjegjësi ndaj jetës.

Ai shton se Policia Rrugore duhet të rrisë dhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.

Postimi i Ballës:

I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat