Nëna 42-vjeçare e lindi të gjallë dhe e hodhi në lumë, pamjet nga vendi ku u gjet foshnja i vdekur, i lidhur me qese

Shqipëria

Nëna 42-vjeçare e lindi të gjallë dhe e hodhi në lumë, pamjet nga vendi ku u gjet foshnja i vdekur, i lidhur me qese

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Krujë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.

Burimet e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat thonë se pasi lindi foshnjën në banesë dhe e hodhi në lumë, 42-vjeçarja Leta Koçi shkoi në spital të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aty ka treguar për ngjarjen.

Pas rrëfimit të saj, policia u informua për rastin e rëndë dhe shkoi në vendngjarje, ku gjeti trupin e foshnjës në qesen e plehrave, në këtë lumë që shihni në pamje.

Sipas burimeve, bashkëshorti në dëshmi ka thënë se nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë. Mësohet se gruaja është nënë e një vajze 22-vjeçare.

“E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, as vetë gruaja dhe as burri, ka hyrë në tualet dhe ka lindur, nuk e ka vrarë fëmijën, ka lindur i gjallë, por mund të ketë vdekur aty ose më pas, nuk dihet ende”, thotë një burim nga grupi hetimor që po merret me çështjen.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, 42-vjeçarja është ndaluar, ndërsa vijojnë hetimet se çarë mund ta ketë shtyrë gruan të ndërmerrte aktin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat