Alda Klosi dënohet me 20 muaj burgim

Shqipëria

Alda Klosi dënohet me 20 muaj burgim

Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:15
Alda Klosi

Ish-drejtoresha në Ministrinë e Financave, Alda Klosi, është dënuar me 20 muaj burgim për rastin e vjedhjes së mbi 462 mijë eurove.

Me rreth 4 vjet është dënuar edhe pastruesja e Klosit, Rozeta Dobi e edhe djali i saj, Havier Dobi me 3 vjet.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se më 15 tetor të 2022-s është vërtetuar vjedhja e një shumë prej 462 mije euro, 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.

Organi hetues deklaroi se shuma që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Gjithashtu hetuesit bënë të ditur se po hetohet edhe pasuria e të dënuarës, Aloda Klosit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat