Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ja kush janë dy të dyshuarit e vënë në pranga

Shqipëria

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ja kush janë dy të dyshuarit e vënë në pranga

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:22
Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim,

Pesë ditë pas ekzekutimit të Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në atentat. Mësohet se në pranga kanë rënë Edison Haxhiu dhe një 41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari. Dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vepra të tjera kriminale.

Policia ka arritur që të zbardhë lëvizjen e autorëve pas momentit që kanë djegur makinën e krimit në Fushë Krujë.

Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ për t'u larguar nga Fushë Kruja.

Sipas dinamikës së ngjarjes, autorët janë afruar në banesën e Bejtjas dhe e kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Menjëherë pas vrasjes, ata janë larguar me mjetin tip ‘Land Rover’ drejt aksit Larushkë – Thumanë dhe e kanë djegur makinën në fshatin Hasan. Më pas ata dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Bubq në Krujë me mjetin tip ‘Golf’, pronari i të cilit, Edison Haxhiu, u arrestua nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat