Basha: Listat e hapura, kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër

Shqipëria

Basha: Listat e hapura, kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:22
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka organizuar sot tryezën e dialogut “Harku opozitar euro-atlantik”.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha pohoi se ka ngelur vetëm një vit nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se vendi është me një sistem të cunguar.

“Jemi 2 vit para zgjedhjeve. Nuk ka demokraci pa proces.

Listat e hapura nuk i kërkojmë për interesin tonë. Listat e hapura janë kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër, mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në Parlament ata që qytetarët mendojnë se duhet t’i drejtojnë.

Lista e hapur nuk është interes partiak, por shërbim ndaj shqiptarëve.

Duhet votimi dhe numërimi elektronik.

Kundërshtohet pa asnjë argument. Jepet si arsye vetëm kostoja financiare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat