Bardhi sulmon qeverinë: Falën portin aktual të Durrësit, do të ndërtojnë një të ri me lekët e shqiptarëve

Shqipëria

Bardhi sulmon qeverinë: Falën portin aktual të Durrësit, do të ndërtojnë një të ri me lekët e shqiptarëve

Më: 20 mars 2024 Në ora: 14:01
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u ndal te buxheti i shtetit.

“Prej muajsh biznesi fason ka qenë në vështirësi. Një pjesë e tyre janë detyruar që të mbyllin aktivitetin ekonomik. Në vend që me ndërhyrjen në buxhetin e shtetit qeveria të merrte masa konkrete për t’i lehtësuar barrën këtij sektori që mban me bukën e gojës mijëra familje në vend, ka vendosur që të bëjë atë që ka rezultuar dështim.

Një skemë garancie sovrane, siç u aplikua në kohën e pandemisë. Në vend që të kishte një mbështetje për këtë kategori për mijëra familjarë të këtij vendi, kryesisht zonja që kanë të ardhura mesatare apo minimale, por qeveria fal portin aktual të Durrësit dhe më paratë e taksapaguesve, të ndërtojë një port të ri.

Qeveria e ka portin, por ia fal pa garë një biznesi të përzgjedhur prej tij dhe me paratë e taksapagueseve në vend që t’ia vinte në nevojë shtresës pensioniste, vendos të bëjë një port të ri. Shqetësimet tona ishin ngritja e dy komisioneve hetimore”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat