“Në parim, mbështesim investimet e huaja”- Bardhi për projektin në Sazan: Duhet të miratohen me transparencë

Shqipëria

“Në parim, mbështesim investimet e huaja”- Bardhi për projektin në Sazan: Duhet të miratohen me transparencë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i pyetur në lidhje me projektin në Sazan, është shprehur se në parim i mbështesin investimet e huaja.

Bardhi tha se investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin dhe me garë të hapur.

“Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga PD. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë.

Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja. Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka patur.  Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat