Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Maliq

Shqipëria

Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Maliq

Më: 20 mars 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Pocestës.  Njëri nga mjetet ka qenë duke lëvizur nga një shesh pushimi në anë të rrugës për të kaluar në aksin nacional kur është përplasur nga një mjet me targa greke që po lëvizte në drejtim të Maliqit.

Goditja ka qenë e fortë aq sa mjeti me targa shqiptare ka bërë disa rrotullime në rrugë duke sjellë edhe plagosjen e dy shtetasve që ishin në mjetin që po lëvizte nga shesh pushimi në rrugën nacionale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat