​Shqipëria vazhdon pjesëmarrjen në KFOR deri më 2027

Shqipëria

​Shqipëria vazhdon pjesëmarrjen në KFOR deri më 2027

Më: 20 mars 2024 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme mori vendimin për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar të KFOR-it në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024, por tashmë është zgjatur edhe për tre vite të tjera, deri më 31 dhjetor të vitit 2027.

Sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që ka qenë 6.000 lekë (57.66 euro sipas kursit aktual) dhe është bërë 12.000 lekë (115.32 euro). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat