Urgjencat kimike e nukleare, Shqipëria pajiset me mjete për të reaguar në aksidente

Shqipëria

Urgjencat kimike e nukleare, Shqipëria pajiset me mjete për të reaguar në aksidente

Më: 20 mars 2024 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Shqipëria është gati t’u përgjigjet emergjencave të veçanta siç janë ato kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare.

Ekspertët e Bashkimit Europian dhe qendrës së ekselencës kanë trajnuar tashmë disa nga stafet, ndërsa urgjenca kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet për të reaguar në çdo situatë.

“Ky projekt na garantoi 220 mijë euro bazë materiale, të gjitha uniformat për të hyrë në zona të ndryshme, një tendë dekonataminimi në rast të një aksidenti kimik ose biologjik, të cilat janë të domosdoshme për ndërhyrjen e menjëhershme në vendngjarje”, tha Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Për ekspertët, fuqizimi i kësaj strukture nuk do të thotë përgatitje për luftë.

“Unë nuk mendoj se ne presim katastrofa nukleare kimike apo biologjike, por historia njerëzore ka treguar se ato ndodhin dhe gjëja e rëndësishme është që ne të jemi të përgatitur jo vetëm në përgjigje, por të kemi dhe një rrjet që të identifikojmë shpejt kur ndodhin dhe të parandalojmë numrin e rasteve dhe përhapjen e tyre”, tha Mark Salter, ekspert i Qendrës së Ekselencës në BE.

“Për sa i përket këtyre lloj emergjencave, është një sektor që se kemi pasur në këtë nivel, kemi gjithmonë idenë se kur ndodhin, ndodhin në luftëra, po sa magazinime lëndësh kimike kemi, sa transporte kemi, sa prodhues kemi të cilët në çdo hallkë mund të shkaktojnë aksidente të tilla për dëmtimin e qytetarëve”, tha Brataj.

Trajnimi i parë që po zhvillohet në Tiranë ka mbledhur stafe nga spitalet rajonale, Instituti i Shëndetit Publik, Zjarrfikësja, ndërsa janë bashkuar dhe dy delegacione nga Mali i Zi dhe Bosnjë Herecegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat