Dhëndri i Trump, projekt edhe në Beograd/ Çupi në “Real Story”: Për të mbajtur Serbinë në anën e Perëndimit

Shqipëria

Dhëndri i Trump, projekt edhe në Beograd/ Çupi në “Real Story”: Për të mbajtur Serbinë në anën e Perëndimit

Më: 20 mars 2024 Në ora: 21:20
Foto nga emisioni

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner deklaroi se ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Shkrimi u shoqërua dhe me disa foto të projektit të vilave në ishullin e Sazanit dhe në Beograd.

Por sa do të ndikojë ky projekt në Beograd te Kosova dhe a do të cënohet ajo? Lidhur me këtë kanë diskutuar në pjesën e fundit të “Real Story”, dy analistët Frrok Çupi dhe Mentor Nazarko.

Çupi: “Unë shikoj frymën e kohës. Edhe fryma e kohës është kjo që me synime boll të larta, Serbia duhet mbajtur në anën e Perëndimit. Është një investim në Serbi. Si do ta mbash Serbinë në anën perëndimore? Duke i thënë se unë vij nga Kosova, do të rrahë, do të bëjë këtë dhe atë. Çfarë do të ketë ai muze? Mund të ketë dëshmi dhe fotografi të sulmeve të NATO-s. Rëndësi shumë të madhe ka sidomos në momentet e tanishme. Ne kemi një Serbi që është në anën ruse dhe kemi një Kosovë në anën këtej dhe po tenton të shkojë andej. Është një gjë shumë smart dhe e mençur. Kanë një zakon shqiptarët që hasmin e ftojnë në dasmë, që do të thotë hasmi jo gjithmonë është i keqi”.

Nazarko: “Kështu funksionojnë politikanët amerikanë, në momentin që ai mbaron mandatin, e përdor influencën e vetë në funksion të investimit. Kjo është diçka tërësisht normale. Pra, zyrtarët amerikanë mbarojnë një mandat, dy mandate dhe vazhdojnë veprimtari private. Së dyti, me që ju përmendët këtë punën e raportit Kosovë-Serbi, e keni parasysh që sot përplasjen midis dy ambasadorëve, ambasadorit amerikan në Serbi, Hill, i cili tha se Serbia sot është më afër NATO-s se Kosova dhe Hovenier që reagoi për të ruajtur kufirin e qartë të punës së vetë apo ndihet ndopak i errësuar nga një ambasador i profilit të lartë siç është Hill. Pra, a ishte stimulim i dy ambasadorëve për të mbajtur të qetë dy vendet? Por kjo është tregues i qartë i qasjes në fakt pragmatike të administratës Trump. Mos të harrojmë që ai Grenell ishte ai që çoi në këtë qasje pragmatike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat