Bardhi i ofron një vend “deputetëve që mendojnë ndryshe” në grupin e punës për ligjet me 84 vota, Basha i përgjigjet: Merre atë karrige dhe…

Shqipëria

Bardhi i ofron një vend “deputetëve që mendojnë ndryshe” në grupin e punës për ligjet me 84 vota, Basha i përgjigjet: Merre atë karrige dhe…

Më: 20 mars 2024 Në ora: 21:46
Bardhi dhe Basha

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha këtë të mërkurë se në grupin e punës që do të ngrihen për ligjet me 84 vota, një vend do ti lihet deputetëve që mendojnë ndryshe.

Pjesë e paktit me Partinë Socialiste ishte edhe ngritja e një grupi pune për ligjet që kërkojnë konsensus, grup i cili përbëhet nga 6 anëtarë ku tre jane të maxhorancës dhe tre të opozitës. Rithemelimi ka propozuar emrat e Oerd Bylykbashit dhe Erisa Xhixhos së Partisë së Lirisë, ndërkohë që një vend ia ofruan publikisht Lulzim Bashës.

“Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur”, tha Bardhi në një konferencë për mediat për gazetarët.

Por brenda pak orësh erdhi edhe përgjigjja nga PD-ja zyrtare, ku kreu i saj, Lulzim Basha e refuzoi publikisht gjatë një aktiviteti në Durrës.

“Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Merreni karrigen edhe… Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige.Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista”, tha Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat