Regjistroi nxënës fiktiv që të merrte tendera, procedohet përgjegjësja e konviktit

Shqipëria

Regjistroi nxënës fiktiv që të merrte tendera, procedohet përgjegjësja e konviktit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:10
Tamarë

Përgjegjësja e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, është proceduar penalisht nga policia e Shkodrës për regjistrimin fiktiv të nxënësve në institucionin që ajo drejton.

Hetimi ndaj shtetases L.T., 50-vjeçe, nisi pas bërjes publik të rastit në një emision investivigativ. Dyshohet se përgjegjësja e konviktit regjistroi fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit 2023-2024 me qëllim përfitimin e tenderave nga bashkia e Malësisë së Madhe.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Kjo shtetase duke qënë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe”, thueht në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat