Seanca e parë plenare pas 5 muajsh kaos, ambasadorët e huaj mbërrijnë në Kuvend

Shqipëria

Seanca e parë plenare pas 5 muajsh kaos, ambasadorët e huaj mbërrijnë në Kuvend

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:12
Kuvendi i Shqipërisë

Pas pesë muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet ditën e sotme normalitetit, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit në tryezën e Konferencës së Kryetarëve.

Ndërkohë në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur edhe ambasadorët e huaj, të cilët do të shohin nga afër seancën plenare.

Sipas burimeve për Euronews Albania, të pranishëm janë ambasadori gjerman, ambasadori i Bullgarisë dhe zv.ambasadorja e Britanise së Madhe.

Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe Sterilizimit.

Afati për ngritjen e Komisioneve Hetimore është katër muaj. Ndërkohë në rendin e ditës, janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike, apo ndryshimet në ligjin e Gardës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat