“Aksion absurd marrëzie”, Çuçi: Mbetet për t’u përgëzuar jeta normale parlamentare. Zgjedhorja? Duket se nuk do ketë produkt

Shqipëria

“Aksion absurd marrëzie”, Çuçi: Mbetet për t’u përgëzuar jeta normale parlamentare. Zgjedhorja? Duket se nuk do ketë produkt

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:45
Bledi Çuçi

Më 21 mars skadon afati i komisionit të reformës dhe socialistët nuk kanë plan ti zgjasin më jetën, por në dakordësi më Rithemelimin punën ta zhvendosin në një strukture të re që do të ngrihet për ligjin elektoral dhe reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, gjatë fjalës në Kuvend tha se po presin raportin përfundimtar të Komisionit, por shtoi se me sa duket, një produkt i tillë mungon duke sulmuar dhe krahun e Bashës.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi përshëndeti kthimin e Parlamentit në normalitet të plotë.

“E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd dhe kësaj marrëzie që bënë. Mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare në Shqipëri, në një vend që shumë shpejt aspiron për t’u bërë anëtar I BE. Në lidhje me dy thirrjet, unë dua të them që vërtet, që sot mbaron afati i një komisioni, që ka zgjatu me shume se çdo komision bipartizan zgjedhor dhe po presim një produkt përfundimtar, por duket se nuk do ketë produkt për vetë nga mendësia se si e kanë trajtuar këtë. Ne po i presim rekomandimet e komisionit, do t’i shqyrtojmë, ka rekomandime, që si takojnë vetëm kuvendit, por edhe  institucioneve të tjera, që lidhjen edhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne jemi ata, që kemi thënë që emigrantët duhet të votojnë. Të gjitha këto janë adresuar. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, por të presim raportin përfundimtar të komisionit bipartizan”,  tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat