Kuvendi/ Spiropali: Flamuri i radikalizmit nuk është rrugë fitoreje, por disfate!

Shqipëria

Kuvendi/ Spiropali: Flamuri i radikalizmit nuk është rrugë fitoreje, por disfate!

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:55
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se fakti që Kuvendi i është rikthyer normalitet, pas seanca kaotike të zhvilluara si pasojë e tensioneve të krijuara nga deputetët e opozitës, është një fillim i mbarë. Gjithashtu shtoi se detyra e deputetit është të jetë në Kuvend, të flasë dhe të përfaqësojë qytetarët që e kanë zgjedhur. Ndërsa shtoi se ‘flamuri i radikalizmit’ nuk është rrugë që të çon drejt fitores.

“Detyra e deputetit të jenë në Kuvend të flasë të marrë pjesë. Ne nuk jemi armiq dhe besoj për çdo deputet dhe forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Flamuri i radikalizmit nuk është rrugë fitoreje por është rrugë disfate. Sot nuk ishte e nevojshme t’i mundonin ambasadorët të vijnë në seancë dhe të na shohin se si pajtohemi me njëri tjetrin detyra jonë është të vijmë në Kuvend dhe të bëjmë punën.

Sa i takon atyre që thonë se marrëveshja e 2008 dhe të tjerat janë pjesë e politikës së vjetër, u them se kanë qenë ata që kanë ngritur flamurin e politikës së vjetër. Se kam dëgjuar ndonjëherë zotin Basha të ngrejë një shqetësim dhe nuk mund të vijë pas 18 vitesh të kujtohesh që nuk je pjesë  e këtij sistemi dhe ta kthesh përmbys. Nuk mund të na e kërkosh ne. Ne jemi aty për të jetësua rekomandimet e ODIHR.

Pra sa i takon listave të hapura, votën e diasporës ne kemi ende kohë t’i diskutojmë sepse kemi qenë ne që kemi kërkuar t’i përfshijmë në programin tonë. Kemi qenë ne që ia kemi ofruar publikut. Ju debatet mbajini me njëri-tjetrin, sa i takon dhunës unë besoj se deputetët që në Komisione dhe seancë kanë dhunuar deputetet gra nuk janë të përshtatshëm për të folur këtu. Unë jam kundër , por ajo dhunë është ushtruar edhe këtu në seancë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat